Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit, i cili tha se banda e Laert Haxhiut kishte planifikuar vrasjen e 2 prokuroreve dhe një avokati.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada Britanike thotë se të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore.

Gjithashtu në njoftimin e Ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i Ambasadës Britanike:

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re