Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi deklaratat kërcënuese të kryeministrit Edi Rama se nuk do i japë fonde bashkive që do të fitohen nga kandidatët e opozitës.

Meta u shpreh në emisionin “Frontline” se Rama flet sikur i ka paratë e veta dhe përgjgjen do e marë me datë 14 Maj.

“Kjo deklaratë, flet sikur i ka lekët të vetat. Kështu i vë dhe firmat ai, fët e fët. Po në 14 maj do ta marrë përgjigjen. Pas 14 majit do të shikohen të gjitha investimet që janë bërë. U shqetësua për gishtin e Belos, por e patë Mariglen Qaton kishte marrë 25 milionë nëpërmjet familjarëve të tij, duke punuar në bashki”, deklaroi Meta.

Ai tha se Rama ka falimentuar bashkitë e Vorës dhe Kavajës por theksoi se modeli i tij i korrupsionit do të zëvendësohet me modelin e transparencës.

“Kush e pengoi të mos e falimentonte Kavajën? Kush e pengoi të mos falimentonte Vorën? Vora një nga bashkitë më të pasura. Atij i ka falimentuar modeli që ka ofruar, modeli i korrupsionit që do të zëvendësohet me modelin e transparencës absolute”, u shpreh ai

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re