Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali ka dënuar retorikën e kryeministrit Edi Rama i cili ka kërcënuar kryebashkiakët e djathtë që nuk do u japë fonde pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai u shpreh në Panorama TV se paratë nuk janë të kryeministrit Rama por të qytetarëve shqiptarë dhe është e përcaktuar në kushtetutë mënyra si duhet të ndahen ato.

“Duhet të them që është e pafalshme. Merr nota kritike shumë të forta. Paratë nuk janë të Ramës por të qytetarëve shqiptare. I ka përcaktuat kushtetuta dhe ligji si do të ndahen. Kryeministri bën deklarata të papërgjegjshme por nuk duhet të bëjë veprime të tilla.

Të bësh deklarata të tilla, pa hyrë në bullizmin dhe gjuhën e vrazhdë por institucionalisht është gabim të thuash që nuk do të jap para. Kam një merak tjetër. I bëj apel qytetarëve të shkojnë të votojnë të lirë për ata këshilltarë dhe kryetarë që i bind. Është e dënueshme retorika politike e kryeministrit shqiptar. Nëse do isha kryeministër nuk do merrja pjesë në fushatë fare sepse këto janë zgjedhje lokale dhe nuk janë zgjedhje qendrore”, deklaroi Haxhimali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re