Ish kryeministri Sali Berisha komentoi paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Berisha u shpreh në emisionin “Log.” në Panorama TV se pavarësisht çdo vendimi fatura për Shqipërinë deri më tani është të paktën 1.6 mld euro.

“Të gjitha çështjet e krijuara para vendimit për daljen shkojnë detyrimisht atje dhe nuk ka asnjë efekt vendimi që merr. Fatura do shkojë të paktën 1.6 mld euro. Janë 12 çështje që presin gjykim atje. E dyta. Rama është një njeri i papërgjegjshëm. Urdhër çfarë do thotë ne Prestigin, çfarë do thotë me Ylli Ndroqin.

Ka përzënë nga Porti i Durrësit kontrata 30-vjeçare të kompanisë gjermane dhe malteze.  Pastaj izolim i plotë nga çdo investim i juaj. Kjo që bën Ulësiu është sa për t’i hedhur hi syve shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe zërat se Ilir Meta do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas tij.

“Kurrë nuk kam lënë dhe nuk lë pasardhës. Ajo është përgjegjësia e vetme që unë nuk e marr. Duhet të jetë atributi i anëtarësisë se kush do jetë kryetari pas meje.

 Nuk kisha dëgjuar kurrë akuza për të. Kurrë në jetën time nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj peng për asgjë. Goditja që i bëhet atij sot ka lidhje krejtësisht me bashkëpunimin me mua, me opozitën e vërtetë”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re