Një qytetet i tërë kinez do karantinohet në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e Koronavirusit, i cili po lë gjithnjë e më shumë të vdekur në vend.

Autoritetet tashmë kanë pezulluar aeroplanët dhe trenat brenda dhe jashtë Wuhan-it, një qytet me 11 milion njerëz, si dhe autobusë, metro dhe tragete.

Masat e ngjashme do të hyjnë në fuqi në mesnatë dhe në Huanggang, një qytet me më shumë se 7 milion njerëz, raportoi BBC.

Ekzistojnë më shumë se 600 raste të konfirmuara të virusit deri më tani. Sakaq, vende në të gjithë botën kanë njoftuar se do të kontrollojnë udhëtarët për shenja të mundshme infeksioni.

Wuhan-i është në qendër të epidemisë dhe virusi besohet të ketë origjinën në këtë qytet, më saktë në një treg detar të produkteve me shumicë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re