Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë shtuar dhe me 4 muaj të tjerë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për meshkujt, nga 12 në 16 muaj, njoftoi AP.

Termi “shërbimi i detyrueshëm ushtarak” në Emirate u fut në vitin 2014 për të gjithë meshkujt e moshës 18-30 vjeç.

Ata që nuk kanë mbaruar shkollën e mesme e kanë shërbimin dy-vjeçar, ndërsa për gratë është ende në baza vullnetare.

Vendimin për ta shtuar me 4 muaj të qënit nën armë, Emiratet e konsiderojnë si një veprim strategjik në bazë të zhvillimeve të viteve të fundit në rajon, ku lufta ose kërcënimi për të, kanë qenë shumë evident.

Doha thoëë se ky zhvillim është në dritën e “rezultateve strategjike në kuptimin politik, ushtarak, të sigurisë, kombëtare, sociale dhe ekonomike”, tha AP.

Emiratet janë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite, e cila po lufton në Jemen me rebelët shiitë.

Ata po forcojnë ushtrinë e tyre, sepse ata janë të shqetësuar rreth kërcënimeve të mundshme iraniane, gjykon AP.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re