Danimarka njoftoi se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda tre deri në pesë vjet.

“Kapaciteti i Rusisë për prodhimin e pajisjeve ushtarake është rritur jashtëzakonisht. Nuk mund të përjashtohet që në periudhën prej tre deri në pesë vjet Rusia të testojë nenin 5 dhe solidaritetin e NATO-s. Ky nuk ishte vlerësimi i NATO-s në vitin 2023. Ky është informacion i ri që tani del në pah”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen për gazetën daneze Jyllands-Posten.

Sipas tij, “Rusia potencialisht ka vullnetin” për të ndërmarrë sulme. “Tani ata mund të kenë edhe aftësi ushtarake më herët se sa prisnim”, shtoi ministri danez i Mbrojtjes.

Në dhjetor, Danimarka arriti një marrëveshje mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara (SHBA) që do të lejonte trupat dhe pajisjet ushtarake amerikane të bazoheshin në tokën daneze.

Marrëveshja 10-vjeçare u njoftua pasi SHBA nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Finlandën dhe Suedinë atë muaj.

Në mars të vitit të kaluar, Danimarka krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re