Kërcënohet me armë per shkak te detyrës, kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani. Burime nga policia bëjnë me dije se denoncimi është bërë  nga vetë kryebashkiaku Tafani.
 
Shkak është bërë prishja nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i një lokali pranë liqenit, për t’i hapur rrugë një investimi për projektin e rilindjes urbane. Pronari i lokalit Rajan Tafani ka bërë fajtor kryebashkiakun për prishjen.
 
Mësohet se ai i kërkuar drejtuesit lokal nje dëmshpërblim real, ose ne te kundërt do ta paguante me jete. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndaluar Rajan Tafanin, 31 vjeç.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re