Kryetari i KQZ, Klement Zguri dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga policia dhe garda pasi ka marrë sms kërcënuese.
Këtë të premte në KQZ kanë shkuar drejtuesit e lartë të Gardës e Policisë të cilët kanë marrë dëshminë e deklaratat e tij.
Informacionet bëjnë me dije se kërcënimet kanë qenë në adresë të tij dhe të familjes. Për shkak të këtyre kërcënimeve serioze Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i madh efektivësh të Gardës.