Kërcënohet autorja e emisionit investigativ ‘BOOM’ në Rtv Ora, Fiori Dardha. Lajmin e bën me dije emisioni ku ajo punon, përmes një kronike të publikuar.

“Kërcënimi ka ardhur nga një person që është paraqitur si ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari. Emisioni ‘BOOM’ për 2 ditë me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në vitin 2012, që sipas dëshmive të banorëve ky ankand për dhënien e tokave me qira për 99 vjet, ka futur në konflikt një fshat. Ish-kryetari i komunës Perondi, Rexhep Hajdari ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira”, raporton Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re