Një tjetër incident i ndodhur sot ndaj një trajneri tregon se sa i ‘’egër’’ është bërë futbolli në Shqipëri e sidomos ai tek moshat. Pikërisht sot pas stërvitjes me skuadrën e tij është goditur dhe kërcënuar trajneri i Tirana U17, Migen Memelli.
Ashtu si u raportua në media në mbylljen e stërvitjes së sotme ku ka patur një ndeshje kontrolli brenda grupit, Avdyl Çeku, babai i një prej futbollistëve të skuadrës së Memellit ka hyrë në fushën e “Skënder Halilit’’ dhe ka goditur trajnerin e paratërinjve të Tiranës. Më pas Memelli i është kundërpërgjigjur për personi e ka kërcënuar me një thikë se do i priste fytin.
Pas kësaj Memelli ka denoncuar në polici ngjarjen dhe agresori është shoqëruar në komisariat. Menjëherë pas ngjarjes KF Tirana por edhe shumë koleg të trajenrit pogradecar kanë reaguar kundra ngjarjes. Një ngjarje që vjen shumë pak kohë pas asaj që ndodhi në Shkodër me sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.
Memelli është në sezonin e dytë tek Tirana ndërkohë më parë si futbollist ka një karrierë të pasur në disa skuadra shqiptare mes tyre edhe Tomori por edhe në disa skuadra të huaja kryesisht në futbollin nordik dhe saudit. Ndërsa rrugën e trajnimit e ka nisur nga Tirana dhe nga moshat./Berati.TV
