Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një burrë kishte planifikuar vrasjen e gjykatësit të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Policia e Uashingtonit ndaloi Nicholas Rosken, autorin e dyshuar të ngjarjes së mbetur në tentativë të cilit iu gjet një pistoletë me 17 fishekë dhe armë të tjera të ftohta.
I ndaluari i tha policisë se kishte shënjestruar gjykatësin konservator nga gjoja zemërimi për ligjin e abortit dhe të shtënat masive të fundit në shkollën fillore në Teksas.

Autoritetet vendase raportuan se Roske ishte parë jashtë shtëpisë së gjykatësit në Chevy Chase.

Agresori kishte udhëtuar nga Kalifornia dhe se pasi kishte qëndruar përpara shtëpisë së gjykatësit ishte larguar.

Ai më pas i telefonoi policisë dhe u tha se ndihej në gjendje vetëvrasjeje.

Kalifornezi më pas i rrëfeu se e kishte kthyer vrasjen e gjykatësit konservator në një motiv të ri të jetës së tij.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Joe Biden dënoi kërcënimin kundër Kavanaugh.

Një grup aktivistësh demokratë postuan në internet në muajin prill, adresat e banesave të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë konservatorë, pasi u publikua një draft i një vendimi të Supremes përmes të cilit mund të rrëzohej e drejta e abortit.

Mbështetësit e indinjuar pro abortit filluan të protestojnë përpara gjykatës dhe më pas pranë shtëpitë private të gjyqtarëve.

Përveç precedentit të abortit, Gjykata e Lartë aktualisht po shqyrton një ligj të shtetit të Nju Jorkut për armët e zjarrit. Vendimet për të dyja rastet priten në fund të këtij muaji.

Biden ka kërkuar ligje më të ashpra për kontrollin e armëve pas masakrës së muajit të kaluar në shkollën fillore Uvalde, Teksas, që la të vdekur dy të rritur dhe 19 fëmijë.

Gjyqtari Kavanaugh është i dyti nga tre gjyqtarët e nominuar nga ish-presidenti Donald Trump.

Demokratët u përpoqën të prishnin konfirmimin e tij në vitin 2018 duke e akuzuar për pahijshmëri seksuale kur ishte në shkollë të mesme, të cilat ata nuk mundën t’i provonin.
Burimi:Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re