Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi është kërcënuar pranë Gjykatës së qytetit, nga një shtetas tjetër.

Bëhet me dije nga burimet për media se Gripshi ka kallëzuar penalisht shtetasin Andon Qako.

Mësohet se Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga Qako për shkak të detyrës së tij teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sakaq raportohet se pasi ka ndaluar gjykatësin dhe e ka ofenduar e kërcënuar, Andon Qakos është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Berat

Konfirmohet se shtetasi që kanosi Prokurorin e Rrethit është Andon Qako,një qytetar beratas që mbron kauzën e kafshëve, ndërsa raportohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit, gjithashtu ka mbajtur dhe protesta perball gjykatës në mbrojtje të kafsheve të rrugës

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re