Pas videos së publikuar ku banorët e Paskuqanit pretendojnë se janë kërcënuar me armë nga shoqëruesi i Lindita Nikollës, ky i fundit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Punonjësi i gardës Euglen Benga sqaron se në atë moment po çonte në shtëpi bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke theksuar se protestuesit i qëlluan me grushte makinës në mënyrë të qëllimshme. Ai shton se në asnjë moment nuk ka dalë nga makina dhe aq më tepër të kërcënojë me armë.

Euglen Benga: Unë isha duke u kthyer në shtëpi pasi banoj në këtë zonë. Me vete në makinë kisha bashkëshorten dhe vajzën 1-vjeçe. Papritur disa nga protestuesit më bllokuan rrugën dhe filluan të qëllonin makinën me shkelma e grusht duke traumatizuar bashkëshorten dhe vajzën. Nuk di si ta shpjegoj këtë ngjarje, mbase e kanë bërë edhe kastile për të më provokuar pasi një pjesë e tyre më njohin.

Por me çfarë është shkruar në portale, duke të them se për asnjë çast nuk kam dalë nga makina dhe jo më të kem kërcënuar njeri me armë. Kjo është fare e dukshme edhe nga video e transmetuar. Kam pritur derisa rruga është liruar për të kaluar. Unë jam punonjës i Gardës së Republikës dhe aktualisht shërbej si pjesë e grupit të shoqërimit të Kryetares së Kuvendit, por asnjëherë nuk kam pasur lidhje me politikën dhe as jam ndikuar prej saj në kryerjen e detyrës”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko