Shtetasi Fuat Kapaj, 58 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, N.XH 68 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.

Efektivët e policisë kanë sekuestruar një armë zjarri tip “automatik” pas kontrolleve të bëra në banesën e 58 vjeçarit. Ky i fundit u arratis nga vendngjarja menjëherë pasi ndodhi konflikti.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Fuat Kapaj, 58 vjeç, ishte konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re