Skip to content

Kërcënoi me vdekje Biden në rrjete sociale, FBI qëllon për vdekje një burrë

FBI ka qëlluar për vdekje një burrë që postoi në rrjete sociale kërcënime për presidentin e SHBA, Joe Biden. Një kallëzim penal thuhet se Robertson postoi kërcënime në Facebook kundër Biden dhe një prokurori që ndiqte akuza penale kundër Donald Trump.

 

Mediat ndërkombëtarë raportojnë se agjentët e qëlluan ndërsa ndodheshin për një kontroll në banesën e tij, pas një urdhër-arresti të lëshuar vetëm disa orë përpara një vizite të planifikuar në shtet nga Biden.

 

FBI nuk pranoi të jepte më shumë detaje. Në postimet e tij përfshiheshin e armëve dhe kërcënimet për të vrarë Biden dhe Alvin Bragg, prokurori i qarkut të Manhattan-it që drejton një hetim për një pagesë të heshtur nga Trump për një yll filmi për të rritur.