Një 38 vjeçar u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

 

38 vjeçari i arrestuar është me inicilaet A.O., banues në Ballsh.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një tokë bujqësore.

 

38 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës”.