Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është dënuar me një muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

Në këtë seancë, prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Ky është një vendim që është marrë pas kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, te ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

 

Arrestimi i Zekës u bë për shkak të deklaratës që deputeti e dha në T7 për prokurorin special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re