Protestuesi i ‘5 majit’ Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.

 

Ai ka përfituar ulje me 1/3 të dënimit dhe do të kryejë 8 muaj burg. Gjatë seancës Ivzi Hoxha ka shprehur pendesë me pretendimin se ka qenë i stresuar për shkak të konfliktit me bashkinë për shkak të pronësisë.

 

Hoxha u arrestua pasi gjatë një proteste para bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Ivzi Hoxha paralajmëroi se do të shkojnë deri në akte ekstreme.

“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re