Skip to content

Kërcënoi se do të hidhej nga pallati/ Policia zbret nga tarraca 50 vjeçarin në Berat

Policia ka bërë të mundur zbritjen nga tarraca të 50 vjeçarit, Adrian Dardha nga Berati, i cili kërcënoi se do të hidhej nga pallati.

Dardha kërcënonte të hidhej nga lartë pas vendimit të Bashkisë Berat për ta zhvendosur në një banesë tjetër me bonus qiraje.

Prej 5 muajsh 50 vjeçarit i kishte mbaruar kontrata në banesën aktuale por ai pretendonte se banesa ishte e tij.