TIRANË- Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në bulevardin e Kasharit.

Policia në tentativë për ta ndaluar të riut, ky i fundit ka goditur fizikisht punonjësit, të cilët kanë qenë në krye të detyrës.

Nga kontrollet e kryera, siç thotë policia, 28-vjeçari ka kanosur gjatë ditës së sotme nëpërmjet telefonit edhe një tregtar makinash në Vorë, për t’i marrë atij një automjet./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re