Skip to content

Kërcënonin dhe ofendonin bashkëshortet e tyre/ Nisin hetimet për dy burrat! Njëri çift në proces divorci, çfarë gjeti policia në banesë

Një 39-vjeçar nga Gramshi po hetohet nga autoritetet, pasi nëpërmjet celularit ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci.

Policia e Elbasanit bën me dije se nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit me iniciale F.Ç, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithahstu Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nëpërmjet celualarit ai i ka dërguar mesazhe fyese, bashkëshortes së tij 23 vjeçe, me të cilën është në proces divorci.

23-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi nëpërmjet celularit ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nëpërmjet celualarit i ka dërguar mesazhe fyese, bashkëshortes së tij 23 vjeçe, me të cilën është në proces divorci. 23-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”