Skip to content

Kërcënonte 23-vjeçaren nëpërmjet llogarive false për t’i marrë para/ Arrestohet i riu në Tiranë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nëpërmjet llogarive false kërcënonte një 23-vjeçare për t’i marrë para.  Policia sekuestroi 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.