Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se janë vënë në pranga 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Një nga të arrestuarit është një 55-vjeçar me inicialet B.H., banues në Belsh i cili ka kërcënuar një edukatore gjatë orëve të mësimit.

I arrestuari i dytë është një 44-vjeçar me inicialet A.K., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Ndërsa i arrestuari i tretë është 29-vjeçari me inicialet F.M., banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI

Elbasan

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’’, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Belsh, pasi shtetasja A. P., me detyrë edukatore në një kopsht publik, ka kallëzuar se ky shtetas e ka kanosur me fjalë dhe e ka penguar për të zhvilluar mësimin në ambientet e kopshtit.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve në DVP Elbasan u kap shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

29-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi i është gjetur një sasi kokaine. Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale L.T. pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet kokainë e ndarë në doza të vogla.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi  L. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza. 

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re