Elbasan

Ushtroi dhunë psikologjike dhe kanosi bashkëshorten dhe djalin e tij, Policia vuri në pranga 52-vjeçarin.

Gjatë informacionit të marrë nga hetimet e kryera, Policia i gjen të fshehur, në murin përreth shtëpisë, një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se ka kanosur familjarët e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Vullnetari”, si rezultat i të cilit u vu në pranga 52-vjecari B. P., për veprën penale “Dhuna në familje”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë thelluar hetimet për këtë rast.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dyshohej se shtetasi B. P. kishte armë të fshehur në banesë dhe se dhuna mund të përshkallëzohej pasi ky shtetas të mbaronte vuajtjen e dënimit. Nisur nga këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm për disa ditë, në banesën e shtetasit B. P.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arme zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në murin përreth shtëpisë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Shtetasi B. P. është aktualisht në institucionin e paraburgimit në Bradashesh, Elbasan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re