Skip to content

Kërcënonte me jetë djalin e tij, arrestohet 51-vjeçari

900 0 1739446250xpolicia 1 108 750x375 1

Policia ka arrestuar një 51- vjeçar në Durrës, i cili ka kanosur djalin e tij me iniciale Xh.K përmes mesazheve telefonike.

Menjëherë pas trasmetimit në emisionit “Stop”, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë janë organizuar për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale 51-vjeçarin me iniciale S.K, i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit.

Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal.