Skip to content

“Kërcënonte” me një armë-lodër, policia suedeze vret njeriun me të meta mendore

0x0 swedish police fatally shoot disabled man carrying toy gun 1533246476139

 

Policia sudeze ekzekutoi një person me sindromin Doën dhe njëherësh autik, pasi e morri për kërcënim një armë që ai mbante që më pas rezultoi të ishte lodër. Ngjarja ndodhi në Stokholm, në lagjen qendrore Vasastan.

Tabloidi suedez Expressen tha se 20-vjeçari Eric Torell kishte marrë armë-lodër kur kishte dalë nga shtëpia.

Më pas thuhet se kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë njoftuar policinë për një burrë të armatosur në rrugë.

Kjo e fundit tha se u gjend përballë një situate kërcënuese dhe ndaj qëlloi mbi personin.   Por nëna e Torell tha se djali i saj ishte me aftësi të kufizuara dhe se ishte njëherësh “njeriu më i mirë në botë”.

Viktima e të enjtes është personi i shtatë në Suedi që vdes nga zjarri i policisë këtë vit.

Arma e lodrave që viktima po mbante me të ishte përshkruar nga policia si një “situatë kërcënuese”, pasi oficerët hapën zjarr mbi njeriun gjatë një ndërveprimi që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të Stokholmit. Viktima u dërgua në spital, por më vonë vdiq.