Dy persona nga Tirana janë shpallur në kërkim pasi kërcënuan dhe goditën me send të fortë një shtetase dhe mbesën e saj të mitur. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re