Dy vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri ish-fqinjin e tyre pas një konflikti të mëparshme që kishin pasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se sherri mes tyre kishte ndodhur pas një përplasje automjetesh. Dhe Dy vëllezërit, 32-vjeçari me iniciale A. G., dhe 25 vjeçari me iniciale Gj. G., banues në Durrës, sapo kanë marrë vesh se ish-fqinji i tyre ishte kthyer nga emigrimi e kanë gjetur në një servis.

Një nga vëllezërit iu është afruar 20 vjeçarit me iniciale K. P., duke e goditur me grusht. Më pas 25-vjeçari e ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar një herë me pistoletë.

Por uniformat blu, sapo kanë marrë njoftimin për konfliktin që po ndodhte në lagjen nr. 17/1, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin, ndërsa u shpall në kërkim i vëllai që posedonte edhe pistoletën, i cili sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi.

 

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re