Tre të rinj u arrestuan nga policia e Vaut të Dejës këtë të martë pasi kërcënuan me armë zjarri një person pas një konflikti për motive të dobëta.

 

Në pranga përfunduan 19-vjeçari Aleksandër Prendi dhe dy 21-vjeçarët, Andrea Cara dhe Erjon Uka, banorë të fshatit Rranxë.

 

Nga hetimet, agjenët zbuluan se të arrestuarit janë dhe autorë të zjarrvënies së katër makinave.

 

Sipas policisë, në datën 18 nëntor të vitit 2022, në fshatin  Mjedë, ata i vunë zjarrin 3 automjeteve, ndërsa në datën 10 janar të këtij viti, dogjën një tjetër makinë.

 

Gjatë arrestimit te tyre u sekuestrua një kallashnikov, një pushkë dhe municion luftarak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re