Skip to content

Kërcënuan për votën kundër, kush janë deputetët opozitarë që thirri në rezidencën e saj Yuri Kim

deputetet opozita e re

Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku kanë mbërritur në rezidencën amerikane ku po zhvillojnë një takim me ambasadoren Yuri Kim për Reformën Zgjedhore.

Takimit mësohet se i është bashkuar edhe Rudina Hajdari. Opozita parlamentare u dërgoi letër 2 ditë më parë ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca. Deputetët kanë kërkuar ndryshimin e sistemit, kërkesë e refuzuar nga palët.

Dje, deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën kundër, ndërsa e quajti marrëveshjen pazar të pisët. Për miratimin e reformës duhen 84 vota, të cilat PS nuk i ka dje.

Këshilli politik arriti mbrëmë dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranuan përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.