Një 45-vjeçar është rrestuar nga Policia në Berat pasi qëlloi më çifte gjahu nga automjeti I tij drejt një automjeti tjetër ku ndodheshin tre persona.

 

 

Policia bën me dije se më herët ka patur një konflikt për motive të dobëta midis këtyre personave.

 

 

Nga të shtënat nuk kanë patur persona të lënduar ndërsa autori është kapur nga policia brenda pak orësh.

 

 

 

Berat/Qëlloi me armë gjahu (çifte), nga automjeti, në drejtim të një automjeti tjetër me të cilin lëviznin 3 shtetas, vihet në pranga, brenda pak orësh, 45-vjeçari.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu (çifte), si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç,  E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç.

 

Nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut (çifte), dy  gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re