Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në një lokal, në Klinë të Kosovës.

 

Konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Nga të shtënat u plagos një person, i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë mjekim.

 

Por drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Gazmend Bojaj ka konfirmuar për mediat se i plagosuri, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

 

Ndërkohë, policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re