Skip to content

“Kërcet” thika në Sarandë, dy persona dërgohen në spital (Ja detajet)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy persona kanë përfunduar në spitalin rajonal të Sarandës pasi janë goditur me thikë. Sipas policisë bëhet fjalë për dy raste të ndryshme por me të njëjtën dinamikë. Mësohet se i plagosur me thikë ka mbetur një 26 vjeçar dhe një 43 vjeçar pas konflikteve për motive të dobëta.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.

Punohet për kapjen e autorit.

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë