Në 25 nëntor 2020 dy grupe kriminale u përplasen me armë në mes të Elbasanit, ku mbeti i plagosur dhe Elvis Çaushllari, ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari”.
Ora News shkruan se Prokuroria e Elbasanit, ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje, duek vendosur të marrë të pandehur 5 persona.
-Elvis Koçi (Çaushllari) akuzohet për “Mbajtje pa lejë dhe prodhim të armëve të zjarrit”.
-Ersi Çekani, akuzohet për “Moskallëzim krimi”
-Feliks Filja, akuzohet për “Moskallëzim krimi”
-Migert Qosja, akuzohet për “Konosje me armë” dhe “Mbajtje pa lejë tëg armëve të zjarrit”
-Armand Ceveli, akuzohet për “Moskallëzim të krimit”
Ngjarja ndodhi në qëndër të Elbasanit, ku dy grupe personash u përplasën me armë me njëri-tjetrin. Të dyja palët anëtarë të grupeve kriminale në Elbasan. Rivaliteti mes grupeve dyshohet se është arsyeja pas shkëmbimit të zjarrit që u shënua në Elbasan mesditën e 25 nentorit 2020.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
