Athina zyrtare shprehet e vendosur për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, paralajmërin që vjen si pasojë e rritjes së tensioneve mes dy vendeve, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

Mediat helenase shkruajnë se Greqia ka paraqitur një rezervë të shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, duke bërë të qartë se nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk do të të jetë zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrave të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimarra, Freddy Beleris.

 

“Tashmë në tetor, Greqia nuk ka pranuar dërgimin e letrës së “27”-ve për hapjen e një sërë Kapitujsh në pikënisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë”, shkruan Protothema.

Më 4 dhjetor, gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur për Bashkinë Himarë, kërkesë e cila është refuzuar disa herë nga organet e drejtësisë në vend.

 

“Gjyqi për këtë komplot, i cili ka dështuar pas pranimit të dëshmitarit kryesor të akuzës se ka pasur lidhje me policinë dhe është paguar nga fonde sekrete, pritet të vazhdojë më 5 dhjetor në Tiranë”, vijon artikulli i medias greke lidhur me gjyqin.

 

Sipas Athinës zyrtare, njëkohësisht dhe mediave greke, mbajtja në burg e Belerit dhunon brutalisht Shtetin e Ligjit në Shqipëri.

 

Megjithatë, Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj duke deklaruar se drejtësia është e pavarur nga politika dhe politikbërësit dhe ndaj ligjit çdo qytetar është i barabartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re