Kryeministri Edi Rama ka folur dhe njëherë për debatin me gjykatësit lidhur me kërkesën e këtyre të fundit për rritje të pagave. Rama tha se nuk do të ndodhë që gjyqtarët të marrin rritje të pagave mbi gjithë të tjerët duke përmbysur rendin.
Me nje vendim te Keshillit te Ministave pagat për 144 mijë punonjës të administratës u indeksuan me 2.5% Paga referuese për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë shkon 156.825 lekë/ muaj.“Përsëri çështja e pagave, ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur shumë komente, shumë çudi dhe shumë absurditete ku për fat të keq përmes disa shoqatash, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e një cikloni popullor në kuptimin e një pakënaqësie popullore lidhur me kërkesën për rritje pagash.
Vetë gjykatësit pretendojnë ne duam t’iu ulim pagat, në një insistim të një arsyetimi absolutisht të pajustifikuar për nga shëndeti logjik, zërat që e përfaqësojnë këtë kategori, tonë se pagat e tyre po ulen se pagat e të tjerëve po rriten, çfarë ne kemi bërë me reformën në drejtësi ka qenë shprehja e një vullneti të fortë dhe në drejtim të rritjes së pagave të gjyqtareve.
U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës të atij pushteti, në shërbim të qytetarëve dhe si garant për barazinë para ligjit.
Thyem piramidën e pagave, që fillon me presidentin dhe zbret. Ndërkohë që në mënyrën më të vetëdijshëm pagat e gjyqtarëve ne i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosmë mbi të gjithë që sa herë do rriten të tejrat, do u rriten dhe atyre. Jam sulmuar personalisht dhe është sulmuar qeveria nga autorët e një deklarate së një shoqate. Gjykatësit nuk mund të kenë një rritje pagash të përjetshme mbi gjithë të tjerët. Shpresoj që GJK t’i vendosi vulën”, tha ndër të tjera Rama.



