Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta apeloi edhe njëherë palët politike të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

E ndërsa 8 qershori po afron ku Brukseli do të duhet të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Duhet të jetë e qartë dhe të unifojë mesazhet e saj, kërkesat e saj, të bëjë maksimumin për konsensusin dhe të koordinohet sa më ngushtë me partnerët tanë, sidomos me komisionerin dhe Bundestagun sepse aty i shikojnë me shumë vëmendje të gjitha reformat në Shqipëri, shikojnë me shumë vëmendje jo thjesht anën formale dhe statistikore apo sipërfaqësore por anën substanciale, thelbësore dhe cilësinë e tyre.

Është e rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos intimidojnë qytetarët shqiptarë as me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre,”-tha Meta.

Meta konfirmoi se ka pasur një telefonatë me Lulzim Bashën.

“Kam pasur një telefonatë zyrtare me zotin Basha këtë paradite e kërkuar prej tij. Kaq mund të them.

Mesazhi im është:

Jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon që ua keni detyrim të gjithë që të keni besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë dhe as me hezitime. Të gjithë duhet të tregojnë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Qëndrimin tim për sistemin e dini që nga 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese,”-deklaroi Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re