Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i rekomandoi ditën e djeshme Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës.

Në lidhje me këtë kërkesë të ONM-së ka reaguar dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila përmes një postimi në Twitter thekson se është koha për të thyer modelet e vjetra dhe është koha për të treguar guxim dhe integritet në dhënien e drejtësisë.

“Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi ose, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e verifikimit dhe duke shpifur vëzhguesit ndërkombëtarë?

A do t’i shërbejnë media publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha për të ecur përpara, hap pas hapi.  ShBA-të do jetë me ju“, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë se Rekomandimi i ONM-së erdhi ditën që KPK-ja publikoi vendimin e zbardhur për prokuroren Imeraj, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret. Por ekspertët ndërkombëtar nga ana e tyre rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret. Vendimi i tyre nuk përbën ndonjë surprizë, duke qenë se gjatë seancave në KPK, ata ngritën dyshime të forta ndaj saj dhe mes palëve pati një përplasje të fortë.

Në dokumentacionin dërguar Komisionervë publikë nënvizohet se “në gjykimin e ONM-së, vlerësimi i duhur i fakteve dhe rishqyrtimi i të dhënave dokumentare do të bëjë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rrëzojë vendimin e KPK-së dhe ta shkarkojë nga vazhdimi i mëtejshëm i detyrës”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re