Skip to content

Kërkesa e opozitës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i PD tregon në Panorama TV ‘ngërçet’ që po hasin: Kërkojmë konsensus, referendumi nuk sjell…





Përfaqësues ligjor i PD, Rezart Kthupi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e partive opozitare për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ku tha se nëse kjo e fundit do të kërkohet me referendum do të hasë pengesa ligjore dhe praktike.

Kthupi tha se çështjet teknike për sistemin zgjedhor duhet të zgjidhej në Komisionin pasi ka pasur propozime të shumta lidhur me infrastrukturën dhe reformat zgjedhore dhe ato territoriale.

Lidhur me pyetjen a duhet të ndryshojë numri i deputetëve nëse ndryshon numri i rajoneve pas ndryshimeve të sistemit zgjedhor, Kthupi tha se nuk është e nevojshme pasi ata zgjidhen mbi numrin e votuesve.

Pjesë nga biseda:

Tryeza qe po mbahet në Durrës, kush po merr pjesë dhe për çfarë bëhet fjalë?

“është një tryezë diskutimi për ndryshimet lidhur me sistemin zgjedhor, pjesëmarrësit, shpërndarjen e mandatit dhe moshën e votuesve etj. Partitë që kanë marrë pjesë janë ato të vogla, Nisma Thurrje, Partia Agrare, PD është përfaqësuar nga ana ime për qëllimin e përbashkët, nevojën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. E rëndësishme është të zhvillohet një konsensus. Ndryshime teknike mund të bëhet përmes referendumit.

Si parti opozitare kryesore a i mbështesni kërkesat e tyre?

Absolutisht po, PD mbështet kërkesën për mënyrën e votimit, për sistemin zgjedhor pasi nuk mund të jetë një qasje e vetëm nga një parti. Referendumi ka disa ngërçe praktike dhe ligjore, pasi adreson vetëm një pyetje dhe merret një përgjigje, dhe nuk mund të adresosh kërkesën e plotë dhe duhet të votojnë pro jo më pak se 1/3 e votuesve. Ky referendum duhet të fitojë jo më pak se 800 mijë vota pro, pasi në listë figurojë mbi 2 milion votues. Referendumi ka vlerë për çështje që nuk ndikojnë në parti politike, nëse është çështje konsensus kjo gjendet në komision zgjedhor. Gjithë partitë janë pjesë e komisionit zgjedhor, jo se mundon hapësira për të bërë propozimet por ne kemi ngelur në sistemin proporcional, në sistemin zgjedhor është pjesë e infrastrukturës dhe duhet dhe reforma zgjedhore dhe territoriale. Çështjet teknike mund të adresohen në këtë komision.

Cili mund të jetë sistemi i duhur?

Partitë janë për sistem proporcional kombëtar, ku të gjitha partitë hyjnë në një listë të veçantë në të gjithë republikën, por kundërshtohet numri i rajoneve. Duhet vlerësuar se sa rajone mund të reduktohet nga 12 qarqe. Nuk është çështja qe po ndryshojmë rajonet, por reforma territoriale dhe ajo zgjedhore duhet të shkojnë në të njëjtën linjë.

A është e barabartë vota me këtë sistem zgjedhor?

Përgjithësisht numri i votave është pak a shumë i njëjtë, ndryshon ajo që quhet përqindje. Kur është bërë ndarja është bërë në numër të deputetëve mbi votuesit. Nuk ndryshon numri i deputetëve pasi bëhet në bazë të numrit të votuesve.

 

“”