Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS disa dosje voluminoze që dëshmojnë sipas tyre, shkeljet e bëra në zgjedhjet e 25 prillit, duke kërkuar rivotim n137 9 qarqe.

Gazetari Arian Çani ka komentuar mbi këtë çështje dhe thekson se këto kërkesa janë si ankesat dhe qarje pas vakisë.

Më tej, në një intervistë për McnTv ai shprehet se duhet që dosjet e dorëzuara të kontrollohen për të parë nëse provat janë të vërteta apo jo. Gazetari shton se kreu i PD Lulzim Basha, duhet të ketë një alibi të fortë që të mos largohet nga posti.

“Nuk besoj që do të ketë një ripërtëritje. Kjo histori është mbyllur. Këto janë ankesa dhe qarje pas vakisë. Vakia ka ndodhur për PD.

Janë si ato të qarat e fëmijëve, një ditë do pushojë dhe do vazhdojë jetën. Duhen parë dosjet, a janë vërtetë prova sepse ende nuk dihen.

Edhe sikur të jenë prova të mjaftueshme për të rrëzuar zgjedhjet prapë mendoj se kjo histori është e mbyllur. Rikthimi i një palë zgjedhjeve tek ne do ishte utopike.

Unë nuk kam shpresa fare, zgjedhjet janë të mbyllura. Basha duhet të ketë një alibi të fortë për të mos ikur nga ai post.

Do dalin kandidatura, do ketë zhurmë dhe Bashës i duhet një alibi. Pa mohuar masakrën elektorale që është bërë. Nuk besoj te ajo lloj drejtësie.

Janë dosje që Basha t’ia hedhë në fytyrë kundërshtarëve të tij për t’i thënë që kushdo të ishte në vendin e tij do bënte si ai. Basha po përgatit dosjen e tij të madhe për të mos ikur”, u shpreh Çani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re