Skip to content

Kërkesa e rëndësishme që aleatët i bënë Bashës pas mbledhjes

Pas më shumë se 2 orësh aleatët politikë i kërkuan kreut të PD-së Lulzim Basha që t’i marrë më shumë kohë ambasadës së SHBA-së, Yuri Kim, për kthimin përgjigjes.

Gjithashtu i kërkuan që të vijojë në qëndrimin për komisionerë politik vendimmarrës në ato qendra votimi/numërimi që nuk mund të funksionojë teknologjia.

Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe ODIHR, ende nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore ndërmjet palëve politike. Një ditë më parë (3 qershor) ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi partinë në pushtet dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të baraspeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë. Kim deklaroi se topi është në fushën e tij dhe se e ardhmja është dorën e tij.