Pedagogia, Jonila Godole ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, ku shprehet se ky i fundit është arratisur nga vendin pak ditë para edhe për heqjen e mandatit.

Godole tek ‘News24’ tha se Ahmetaj është një peshk i madh nën akuzën për aferën e inceneratorëve dhe se duhet të qëndrojë para drejtësisë dhe të përballet me dokumentet e SPAK.

“Kjo është ngjarje e paralajmëruar, pasi ka kohë që flitet për zotin Ahmteaj. Por do të doja që personat mos të largohen, por të përballen me drejtësinë. Do të doja që të shihnim një zëvendëskryeministër që të qëndrojë para drejtësisë dhe të përballet me dokumentet. Jemi asgjëkundi. Fasada është supermoderne, por nga brenda është e plasaritur dhe opozita nuk e shfrytëzon dot që të fitojë pikë. Këtë qeveri me pak gisht ta shtysh, siç janë këto skandale, nëse do të ishte një opozitë e pakorruptuar dhe serioze, do të kishte vendi një alternativë tjetër.

Ndaj kjo është gjendja dhe kjo më trishton shumë. Kjo qeveri dhe kjo drejtësi, që është e ngadaltë me veprimet e saj dhe duhej të lëvizte shumë më shpejt. Shqipëria ka këtë vulën e korrupsionit që ja vendosur të gjitha indekset e korrupsionit. Këtu persona që kanë pasur poste të rëndësishme zgjedhin të ikin, do të doja të dilja arsyet. Nuk e di se si mund të largohej Ahmetaj pak para se të kërkohej arrestimi i tij, ndaj mendoj se ka pasur informacion. Dua të di se pse u largua dhe nëse ka pasur një plan. Qeveria ka injoruar shpesh herë kërkesat e opozitës, siç ishte rasti i interpelancës. Qeveria duhej të ishte në gjendje që t’i përgjigjej. Ahmetaj, një peshk i madh që është nën akuzë në lidhje me çështjen e inceneratorëve”, pohoi ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re