Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lëtërpososisë së SPAK ndaj kompanisë “Meta”, për të zbuluar vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, pas postimeve në rrjetin social “Facebook” ku reagonte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Duke e cilësuar si një “super skandal dixhital”, Berisha shprehet se sipas tij, kjo nuk po bëhet për të gjurmuar vendndodhjen, por qëllimi është “frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook”.

Sipas ish-kryeministrit, pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit.

“Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valet e RFI, radios ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën”, shkruan ai.

Ragimi i plotë

Super skandal dixhital!

Rama i  tmerruar nga statuset në llogarinë facebook të Arben Ahmetaj, udhëron SPAK-un të sekuestrojë facebook-un e tij.

Të dashur miq, sot Skapi i Partisë informoi opinionin se i ka kërkuar kompanisë Meta vendodhjen sipas facebook të Arben Ahmetaj.

Sipas kësaj komunikate kjo qenka mënyre për të rënë në gjurmët dhe gjetur vendodhjen e të zhdukurit Arben Ahmetaj.

Kjo është një tallje me publikun. Është i mirënjohur fakti se pas këtij njoftimi, Arben Ahmetaj me një administrator mund t’i postojë statuset nga ndërtesa e Këshillit të Ministrave nga cepi i globit dhe këtë Skapi e din fort mirë. Por kërkesa e Ramës nuk ka asnjë lidhje me gjetjen e vendndodhjes së Ahmetajt, mbasi ai këtu ishte dhe e njoftuan që të largohej një javë para se të lëshonin fletë-arrestin e tij. Kështu që qëllimi nuk është aspak vendendodhja, por është frikësimi i Ahmetajt, që të mos denoncojë vjedhjet e vet Ramës, Veliajt në Facebook.

Ramës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urdhërojë SPAK-un e Partisë të sekuestrojë valet e RFI, radios ndërkombëtare të Francës, që bash ditën e Samitit Europian denoncoi lidhjet e Ramës me drogën. #sb

Kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar letërporosi kompanisë “Meta”, për të zbuluar vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, pas postimeve në rrjetin social “Facebook” ku reagonte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme mësohet se në letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas të dhënave, SPAK ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re