Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar pas kërkesës së SPAK të depozituar ditën e sotme në Kuvend ku kërkohet arrestimi i ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kryemadhi i kërkon SPAK të mos harrojë të ndalojë edhe pagesat e Bashkisë së Tiranës.

“Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër.

Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Follow the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!”, ka shkruar Kryemadhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re