Analisti Plator Nesturi është shprehur se duke deklaruar se ka 50 GB prova kundër ish-ministrit Arben Ahmetaj nga SPAK, duket sikur avokatët mbojtës të Ahmetajt i bëjnë thirrje atij të mos kthehet në Shqipëri, pasi situata për të është e keqe.

Komentet Nesturi i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku u fol lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit.

Nga ana tjetër, analisti Mentor Kikia u shpreh se dokumentat e SPAK tregojnë se ku kishte arritur arroganca e një zyrtari si Ahmetaj, që nuk kishte më frikë nga ligji.

Pjesë nga biseda në studio:

Nesturi: Çfarë ndryshimi ka Ahmetaj me Tahirin dhe këta të tjerët? Ata ishin më tepër për politikë, ndërsa Ahmetaj e projektoi veten si teknicien, pra si njeri të domosdoshëm në qeverisjen socialiste. Detyra e vetme që mori si drejtues politik ka qenë në qarkun e Vlorës. Edhe te socialistët vetë ka një trysni të madhe kur flitet për çështje të korrupsionit. Këto sensorë janë ndier. Dhe Ahmetajt që nuk përmendej nga opozita si njeri i korrupsionit. Por te socialistët e thjeshtë përmendej emri i tij. Në takimet elektorale, ata që ngrinin probleme, ishin kryesisht nga elektorati i majtë. Ky ishte një mesazh që po jepej. Në këtë kuadër, çështja Ahmetaj duhet parë në kohezion me luftën kundër korrupsionit. Nëse Ahmetaj ka lënë kaq shenja, mbrojtja duket se i bën thirrje mos hajde se paska 50 GB prova.

Kikia: Ahmetaj ka qenë zyrtari më i përfolur si i përfshirë. Nuk kishte asnjë çudi që Arben Ahmetaj u akuzua, por çudia ishte që përse kaq vonë. Kemi për herë të parë një raport drejtësie që flet për korruptimin e institucionit të ligjvënies. Niveli më i lartë i korrupsionit është kur korruptohet ligjvënësi si institucion. Në dosje thuhet që Ahmetaj është bërë iniciator projektligjesh për të favorizuar biznesmenë të ndryshëm. Kur Parlamenti miraton një ligj që është gatuar për t’i ardhur në shërbim një biznesi korruptiv, këtu ka mbaruar. Ky Parlament që diskutonte sot ka miratuar ligje të posaçme, nominale, për t’i shërbyer një njeriu. E dyta, dokumentat që kanë dalë për Ahmetajn tregojnë se deri ku kishte arritur arrogance e një zyrtari që nuk kishte më frikë nga frika, nga ligji. Ky njeri shkonte bridhte nëpër botë dhe makinën, hotelin etj, ja paguante Zoto e Mërtiri me kartën e vetë që të linte gjurmë dhe ai trembej. Ky abuzim vit pas viti e kishte bërë atë të mos i trembej ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re