Skip to content

Kërkesa e SPAK për Ahmetajn, reagon Bardhi: I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë Këshillin e Mandateve pa vonesa






Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mbledhë pa vonesë ditën e sotme Këshillin e Mandatave.

“SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, u shpreh deputeti demokrat.

Gazment Bardhi: Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit.

“”