Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj tij deri në arrest shtëpie me policë tek dera.

I pyetur për këtë kërkesë, Berisha u shpreh se i ka pëlqyer shumë diçka e tillë, pasi provon tmerrin që Rama ka nga ish-kryeministri.

Demokrati shprehet se ndonëse qëllimi i tij nuk ka qenë t’i fusë tmerrin, beteja e tij e ka bërë.

Sali Berisha: Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër dy gjëra

Së pari se cili është Edi Rama, pasardhës i një xhelati, që në pamje ishte intelektual, por që firmoste varjen e poetit, vetëm për fjalën e lirë.

Në këtë aspekt, askush më shumë se unë nuk e ka përdorur këtë akuzë kundër Edi Ramës.

Thellë në bindjen time, nuk mund të mbash përgjegjësi djalin për të atin dhe është shumë e padrejtë. Por për gjersa ky nuk e ka denoncuar njëherë të vetëm dhe para dy vitesh tha, ‘është pak e dyshimtë ajo firmë’.

Disa anëtarë të presidiumit të Kuvendit Popullor nuk kanë firmosur.

Edi Rama nuk u distancua. Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer është dëshmia e tmerrit që ka ia nga unë, dhe mua kjo më pëlqen. Unë skam patur qëllim tmerrin, se unë kam beteje, po nëse beteja që unë kam nis i ka fut tmerrin…

Pastaj se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët kundër këtyre të drejtave…

 

I pyetur se SPAK zgjodhi që këtë kërkesë ta bënte pranë GJKKO-së dhe jo Parlamentit, prej ku kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit,  Berisha tha:

“Kuvendin se kanë për gjë këta, Kuvendi është siç ka qenë sigurimi i shtetit, sigurimi ishte mbi të gjitha, mbi Kuvendin, mbi qeverinë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re