Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita do të depozitojë në seancën e nesërme plenare kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar që kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt të jetë prioritet.

 

“Ne kërkuam të diskutohej si pikë e parë nesër, dua të konfirmoj që në emër të grupit që nesër në mëngjes do kërkojmë një ndryshim për rendin, që prokurorisë ti hapet rruga për hetimin, çdo vonesë ndihmon personin në hetim’, tha ai. 

 

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit, Bardhi hodhi akuza se Ahmetaj nuk është i vetmi zyrtar i lartë i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndaj kërkoi nga ish numri dy i qeverisë që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të kthehet në Shqipëri.

 

“Disa nga emra janë të kallëzuar nga ne, përmendet ish ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agacci, gjithë kjo organizatë. Pyetja jonë ka qenë pse po vonohet hetimi për këtë orgaanizatë kriminale.

 

Ahmetaj ka udhëtuar me Zoton dhe Mërtirin, avokatët erdhën dhe bënë politikë, kërkuan mëshirë ndaj klientit të tyre. Përgjgjia jonë ishte se mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën, që shpërdorojnë besimin e qyettarëve dhe nga të pastrehë bëhen me dy a tre vila nga afera korruptive nuk ka për të pasur nga ne”, tha Bardhi.

 

PS dhe PD u dakordësuan për të aprovuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Raporti i Këshillit të Mandateve është caktuar të kalojë për shqyrtim në kuvend, në seancën e ditës së hënë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re