Avokati Mirash Martini ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish.zvkryeministrit Arben Ahmetajt dhe skandalin e inceneratorëve, ku shprehet se  me ndryshimin e ligjit për imunitetin e deputetëve leja duhet vetëm për arrestin dhe kontrollin e banesës.

Capture

Martini te ‘News24’ tha se Ahmetaj është i mbrojtur nga ekstradimi nëse dënohet, pasi mund të marrë një azil politike dhe të provojë që është në ndjekje penale për arsye politike.

“Te ndryshimi i ligjit, neni 73 qe lidhet me këtë leje nga kuvendi ka pasur ndryshime në vitin 2012, ku u hoq imuniteti i deputetit, mund të ndiqet penalisht dhe leja duhet vetëm për arrestin dhe kontrolli ne banesës.

Me deklaratën e tij ai thotë se do vijë kur të fitojë pafajësinë nga gjykata. Ai është i mbrojtur nga ekstradimi për të ardhur në Shqipëri dhe nëse dënohet. Nëse merr një azil politik, ku do provojë që kjo ndjekje penale është për arsye politike, atëherë ai është i përjashtuar nga mundësia për t’u ekstraduar në Shqipëri. Ai nuk ka treguar, e ka lënë mes rreshtave të kuptohet se ka qenë i sulmuar politikisht, por nuk ka thënë ndonjë gjë konkrete. Ndoshta ka argumente të mjaftueshme për t’i paraqitur në një shtet të huaj”, tha avokati Martini.

Nga ana tjetër, avokati Martini tha se në aferën e inceneratorëve hetimet vazhdojnë dhe se ka persona të tjerë të implikuar, ndërsa shtoi se opinioni publike duhet të sqarohet në lidhje me përgjegjësitë që kanë këta të fundit.

“Ne kemi një çështje penale që po përfundon në ngarkim të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako, ndërsa në pjesën tjetër hetimet vazhdojnë. Unë mendoj që ka dhe persona të tjerë të implikuar. Opinioni publik akoma nuk e di sot nëse kjo procedurë është e ligjshme apo e paligjshme. Duhet të vazhdojnë këto kontrata apo jo. A duhet të fillojë ndjekja penale për këto kompani. Këto gjëra në opinionin publik nuk janë të qarta. E dyta nuk ka një hetim administrativ që mund t’i bllokojë, apo pengojë. Kjo duhet të ishte bërë patjetër që të ishte e qartë për opinionin publik nëse këto kontrata janë të ligjshme. Vëmë në dyshim ligjshmërinë e këtyre kontratave, janë paguar 100 e ca mln euro dhe nëse janë të paligjshme do ishte shkelje e madhe. Hetimet do të nxjerrin dhe përgjegjësi të tjera dhe individë”, u shpreh avokati.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko